Site icon Telegrafi

Vera Ora sjell fotografi të rrallë të bashkëshortit të saj me fëmijët kur Rita ishte e vogël

Foto: Vera Ora/Instagram

Mamaja e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, Vera Sahatçiu-Ora, shpesh publikon në rrjetet sociale fotografi të ndryshme nga arkiva.

Së fundmi, e njëjt ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh të realizuar në fëmijërinë e hershme të fëmijëve të saj.

Në këtë fotografi, shihet bashkëshorti i saj, Besniku, teksa përqafon dhe rri pranë tre fëmijëve të tij: Elena, Rita dhe Doni.

“Gëzuar ditën e baballarëve, oh zemrush”, ka shkruar Vera Ora në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Rita e cila është më e famshmja nga të tre fëmijët, vërehet lehtësisht sepse edheme kalimin e viteve tiparet e saj të fytyrës nuk kanë ndryshuar shumë.

Lexo po ashtu Rita Ora vazhdon të shkruajë për vendlindjen e saj, paralajmëron dokumentarin e ri për Kosovën që publikohet sot

Familja Sahatçiu (Ora) u shpërngul në Londër kur këngëtarja ishte vetëm një vjeçe, në tentim për të gjetur një jetë më të mirë se në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version