Vera Ora, nënë e këngëtares së njohur, Rita Ora, ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale me tre fëmijët e saj.
Imazhi të cilin e ka ndarë me fansat e saj, ku ndodhen, Elena, Rita dhe Doni, është shkrepur vite më parë, në Rugovë të qytetit të Pejës.
Përmes kësaj, ajo ka përçuar edhe një mesazh të fortë, teksa thekson se ky vit nuk do ta ndërrojë pozitivitetin e saj.
“Duke vazhduar në vitin 2020 me shpirt pozitiv. Ky vit nuk do të na ndërrojë fuqinë e jetës dhe pozitivitetin për njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Së fundmi, Vera Sahatçiu- Ora ka humbur nënën e saj pas një sëmundjeje të shkurtër që kishte pasur.
Përmes postimeve në rrjete sociale ajo ka treguar pikëllimin e ndier gjatë këtyre ditëve pas humbjes së madhe që përjetoi. /Telegrafi/