Telegrafi

Vera Ora: Nënat duhet t’i mësojnë fëmijët për dashurinë e pakusht

Vera Ora (Foto: Instagram/veraora)

Vera Ora, nëna e këngëtares së famshme, Rita Ora, e ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën ndodhen tre fëmijët e saj dhe e ka shoqëruar me një mesazh për të gjitha nënat.

Elena, Doni dhe Rita ndodhen duke u larë në një vaskë, në një moshë shumë të vogël.

“Një nga objektivat kryesore të nënave është që t’i mësojnë fëmijët e tyre për dashurinë e pakusht. Urime dita e nënave për të gjithë mbretëreshat kudo që ndodheni”, ka shkruar Vera në përshkrimin e fotografisë.

Elena, Doni dhe Rita Ora (Foto: Instagram/veraora)

Ndryshe, festa e Ditës së Nënës nderon nënë e familjes dhe amësinë në përgjithësi, lidhjet amësore dhe ndikimin e nënave në shoqëri.

Lexo po ashtu Nëna e Rita Orës, Vera mahnit me fizikun e saj teksa bën joga në kopshtin e shtëpisë së saj

Dita moderne e Nënës në Shtetet e Bashkuara zakonisht festohet në të dielën e dytë të muajit maj, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar është lidhur me festat krishtere dhe këtë vit ishte më 22 mars, ndërsa në vitin 2021 do të festohet më 14 mars. /Telegrafi/