Site icon Telegrafi

Vera Ora ngacmon Ritën duke i komentuar me fjalë përkëdhelëse në gjuhën shqipe

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora (Foto: Vera Ora/Instagram)

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme në tregun botëror të muzikës.

Së fundmi, ajo së bashku me DJ Kygo interpretuan kolonën zanore “Carry On”, të filmit më të ri “Detective Pikachu”, dhe të njëjtën e kanë interpretuar në emisionin e famshëm të Jimmy Fallon.

Rita Ora (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Rita ka ndarë me 14.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga kjo shfaqje, duke treguar emocionet e bukura që kaloi gjatë interpretimit ‘live’ të këngës së re.

Lexo po ashtu Rita Ora me rol të veçantë në "Detective Pikachu": Krenare që mu dha mundësia të jem pjesë e këtij filmi

Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, të cilët e kanë komplimentuar dukjen e këngëtares.

Mirëpo një koment ndryshe nga të tjerët bëri më shumë përshtypje, e ai ishte komenti që i kishte lënë nëna e Ritës, Vera Sahatçiu-Ora.

Foto: SC/Rita Ora/Instagram

Kjo e fundit me përkëdheli i shkruante vajzës së saj “O peshku i bardhë i bistricës”, me çka ka lënë të kuptohet se kjo është ndër emrat më përkëdhelës me të cilin ajo e thërret vajzën e saj në gjuhën shqipe.

Kujtojmë që gjatë muajit të kaluar, Rita ishte prezente në Kosovës për një mision të veçantë bamirësie në bashkëpunim me organizatën e famshme UNICEF. /Telegrafi/

Rita Ora në Kosovë, prill 2019 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Exit mobile version