Telegrafi

Vera Ora e uron Ritën për ditëlindjen e 32-të: Zemra jote është më e madhe se trupi yt

Ajo është një prej emrave më të suksesshëm dhe më të njohur shqiptar në botë.

Bëhet fjalë për artisten e njohur, Rita Ora për të cilën sot (e shtunë) është një ditë e veçantë.

Kjo sepse më 26 nëntor, Rita po feston ditëlindjen e 32-të dhe urimet e shumta për të nuk kanë munguar.

Foto: Vera Ora/Instagram

Një urime special për të ka ardhur edhe nga nëna e saj, Vera Ora, e cila e ka uruar edhe publikisht përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagrami.

Vera uroi të bijën përmes një fotografia nga fëmijëria e saj duke shkruar në të dyja gjuhët, në shqip dhe në anglisht dhe zgjodhi fjalët më të ndjera për këngëtaren me famë botërore.

Foto: Vera Ora/Instagram

Më poshtë urimi i plotë i Verës për Ritën:

Rita, pira, urime ditëlindjen zog. Të duam shumë, asgjë nuk ka rëndësi dhe asnjë vlerë tjetër nuk mund të krahasohet me dashurinë dhe lidhjen që kemi. Ti ke dashurinë time të pafund dhe mbaje mend: Zemra jote është më e madhe se trupi yt dhe të lutëm vazhdo të jesh vetvetja. Të duam shumë, dashuria që ke prej meje dhe tërë familjes është çmimi më i madh që do të kesh tërë jetën.

/Telegrafi/