Telegrafi

Veprim i pakuptueshëm nga Rudiger ndaj policit në tunelin e Santiago Bernabeut

Pak minuta përpara se të përballej me Barcelonën në ndeshjen e fundit El Clasico për këtë sezon, Antonio Rudiger u përpoq të bënte shaka me një polic në tunelin e Bernabeut. 

Ndërsa lojtarët e Real Madridit po bënin rrugën e tyre përmes tunelit për në fushë, mbrojtësi gjerman u afrua në mënyrë të pahijshme ndaj policit përpara se të hidhej në drejtim të tij.

Polici, megjithatë, nuk u befasua nga ylli i Los Blancos – duke qëndruar i palëkundur nga vendi i tij.

Lexo po ashtu Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Ai thjesht i buzëqeshi Rudigerit përpara se të kthehej në qëndrimin e tij profesional.

Pas ndeshjes, Rudiger u kthye te polici dhe i ofroi fanellën e tij si shenjë respekti për punën e tij.

Real Madridi triumfoi 3-2 përballë Barcelonës, për ta thelluar diferencën në 11 pikë dhe për t’i dhënë fund garës për titull. /Telegrafi/