Site icon Telegrafi

Veprim mjeshtëror i hakerëve ukrainas, rusët morën lodra seksi në vend të dronëve

Aktivistët ukrainas njoftuan se kanë hakuar llogarinë e blerjeve në internet të një vullnetari rus, që po blinte drone për forcat e Moskës dhe i drejtoi paratë për lodra erotike.

Grupi Kiber Sprotyv njoftoi se kishin në shënjestër llogarinë AliExpress të Mihailo Luchin, një mik i blogerit ushtarak pro-rus Vladlen Tatarsky, i cili u vra në një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg të dielën.

Luchin po mblidhte para për të blerë dronë që do të përdoreshin nga trupat ruse në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Ai është një kriminel lufte, vullnetar, bloger dhe tani një pronar dildosh”, thanë hakerët në një deklaratë, duke postuar një pamje të tyre duke përdorur llogarinë AliExpress të Luchin.

Lexo po ashtu Gjenerali ukrainas ‘prezanton’ sistemin e mbrojtjes ajrore amerikane - që po rrëzon dronët, raketat dhe aeroplanët e Rusisë

Ukrainasit pretendojnë se kanë blerë lodra seksuale me vlerë 25 mijë dollarë përmes llogarisë së Luchin.

Ata shtuan se Luchin tani zotëron një koleksion “unik” të “penisëve” me vlerë 25 mijë dollarë, para që ai “planifikonte t’i shpenzonte në drone për ushtrinë ruse”.

“Tani, në vend të dronëve, do të duhet të dërgojnë kamionë plot me vibratorë dhe gjëra të tjera shumë të vlefshme për popullin rus”, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu Jo vetëm qindra tanke dhe dhjetëra aeroplanë luftarakë – të dhëna që tregojnë se çfarë mund t'i ofrojnë NATO-s forcat e armatosura të Finlandës

Luchin konfirmoi se llogaria e tij e postës elektronike dhe AliExpress ishin hakuar nga ukrainasit, por pretendoi se ishte në gjendje të kthente shumicën e parave të shpenzuara, përveç 17,000 rubla (195 euro) për lodra seksuale që ishin dorëzuar tashmë. Rusi tha gjithashtu se ishte i trishtuar sepse nuk kishte mjaft raketa për të shënjestruar hakerat.

Si përgjigje, grupi Kiber Sprotyv më vonë postoi se Luchin po gënjen për kthimin e parave. Më vonë, Luchin shkroi një tjetër postim në Telegram në të cilin tha se do të hapte një dyqan me lodra seksi në Rusi, dhe do të blinte edhe më shumë dronw sesa ishte planifikuar fillimisht. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version