Site icon Telegrafi

“Veprim klasi nga Klopp” – tifozët përshëndesin veprimin e gjermanit për kartonin e kuq të Christensenit

Jurgen Klopp ka reaguar ashpër ndaj stafit të tij që filluan të duartrokisnin kartonin e kuq të pranuar nga mbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen.

Mbrojtësi danez e pranoi kartonin në fund të pjesës së parë, duke e lënë kështu skuadrën londineze në 45 minutat e dytë me dhjetë lojtarë në fushë.

Në momentin që ndodhi ai veprim, stafi i Liverpoolit e duartrokiti vendimin e gjyqtarit, mirëpo Kloppi reagoi menjëherë.

Lexo po ashtu “A je i çmendur?” – Klopp i nervozuar me anëtarin e stafit të tij që duartrokiti kartonin e kuq kundër Chelseat

Gjermani u kërkoi anëtarëve që mos të bëjnë më asnjëherë një gjë të tillë, e kjo gjë u përshëndet nga tifozët e të dyja ekipeve.

Liverpooli e fitoi takimin me rezultat 2-0 me golat e shënuara nga Sadio Mane, duke marrë kështu fitoren e dytë në edicionin 2020/21 në po aq ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

https://twitter.com/vidfooty1/status/1307727943519608832?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1307727943519608832%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1601198-chelsea-02-liverpool-footage-of-jurgen-klopp-berating-his-bench-after-christensens-red-card-emerges

Exit mobile version