Site icon Telegrafi

“Veprat e Arlind Gjikollit do të qëndrojnë gjatë” – vlerësohet lart figura e Gjiklës në njëvjetorin e ndarjes nga jeta

Të martën u shënua njëvjetori i ndarjes nga jeta të artistit të talentuar, Arlind Gjikolli, i njohur si Gjikla.

Ai ishte drejtor Menaxhues i Telegrafit dhe humbi jetën në moshën 41 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Gjikla u përkujtua me një ceremoni të mbajtur në Pejë, ku të pranishëm ishin familjarë, miqtë e bashkëpunëtorët e ngushtë, të cilët ishin aty për të përjetuar së bashku dhembjen e humbjes së tij.

Jeta dhe vepra e Gjiklës u nderua nga kori Siparantum, nëpërmjet një performace artistike.

Melodia e tyre magjishme dhe zërat e harmonizuar shpërfaqën në mënyrë të përkryer talentin dhe pasionin e Gjiklës për muzikën.

Para të pranishmëve u prezantua edhe një video emocionuese, e realizuar nga Agon Bala, Rajmond Berani dhe Memli Kelmendi, në të cilën fjalët më të përkryera u thanë për të ndjerin Gjikla.

Megjithëse ai nuk është fizikisht prezent, trashëgimia e Arlind Gjikolli-Gjiklës do të qëndrojë gjatë për botën e artit dhe për të gjithë ata që vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e tij.

Kujtimi i tij do të vazhdojë të jetojë në zemrat dhe mendjet e të gjithë atyre që e njohën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version