109 anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që morën pjesë në zgjedhjet e sotme për kryetar partie në shkollën ‘Gjergj Fishta’ të lagjes Taslixhe në Prishtinë, kanë votuar për Albin Kurtin.
Kështu ka njoftuar në Facebook, anëtari i kësaj partie, Enver Redenica.
Sipas tij, në këtë qendër votimi, askush nuk ka abstenuar.
“Në shkollën fillore ‘Gjergj Fishta’ në Prishtinë, votuan 109 anëtarë; Për Albinin 109, kundër 000, abstenim 000. Urime Albin”, ka shkruar Redenica në Facebook.
Më tej ai ka falënderuar aktivistët të cilët sipas tij votuan masivisht. /Telegrafi/