Një punonjës në centralin bërthamor ukrainas Zaporizhzhia që kontrollohet nga rusët në jug të vendit, mbeti i vrarë të premten në mëngjes si pasojë e një bombe të vendosur në veturë nga inteligjenca ushtarake ukrainase që tha se ishte një përgjigje për “krimet e luftës”.
Komiteti Hetues i Rusisë, që trajton rastet e krimeve të rënda, tha se punonjësi Andrei Korotkiy humbi jetën në bombën e vendosur nën veturë që shpërtheu në afërsi të shtëpisë së tij në qytetin Enerhodar, transmeton Telegrafi.
Korotkiy kishte punuar në centralin bërthamor në departamentin e sigurisë, e nga inteligjenca ushtarake ukrainase janë publikuar pamjet e veturës së tij që shpërthen.
Ata thanë se Korotkiy ishte “kriminel lufte” dhe bashkëpunëtor i Rusisë – që akuzohej se i bënte presion ukrainase për t’ia dorëzuar rusëve listën e punonjësve të centralit bërthamor – duke tentuar më këtë lëvizje të shënjestroj ata që kishin këndvështrim pro Ukrainës.
“Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ua rikujton të gjithëve njerëzve se çdo krim lufte do të ndëshkohet”, u tha nga inteligjenca ukrainase. /Telegrafi/
💀 В Енергодарі вибухнув воєнний злочинець ― «начальник фізичної охорони» окупованої ЗАЕС
🔗 https://t.co/hXmU9I71sv pic.twitter.com/5PnH5eZjtV
— Defence intelligence of Ukraine (@DI_Ukraine) October 4, 2024