Telegrafi

Vendoset një flamur me përmbajtje nacionaliste në kishën ortodokse në Kllokot, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është shoqëruar në polici pasi që dyshohet se ditë më parë kishte vendosur një flamur me përmbajtje nacionaliste në kishën Ortodokse, ku kishte qenë një tubim.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 më 23.03.2024 në Kllokot.

Ndërsa siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.

“Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se, ditë më parë kishte vendosur një flamur me përmbajtje nacionaliste në kishën Ortodokse, ku kishte qenë një tubim”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/