Telegrafi

Vendosën pamflete që nxisin urrejtje në veri, lirohen në procedurë të rregullt pesë të mitur

Pesë të miturit e dyshuar për vendosje të pamfleteve në veri që nxisin urrejtje janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastin e ka njoftuar, zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.

“Mbrëmë rreth orës 01:00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjellë deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Të katër personat tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjet prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes”.

Lexo po ashtu Mbi 1500 pamfleta që nxisin urrejtje konfiskohen në veri, arrestohet një i mitur

Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt, duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit.

Elshani shtoi se të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar janë të mitur.