Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetutës lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.
Kurti tha se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte një ndër pikat që nuk do të hiqej nga kërkesat për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
E lidhur me këtë sot reagoi deputeti Haki Abazi, i cili kohë më parë ishte deputet nga radhët e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Abazi në një postim në Facebook shkruan se Kurti shkeli edhe një kauzë.
“Edhe një kauzë e shkelur, edhe një gënjeshtër e konfirmuar, dorëzim para exterritorialitetit të kishës, zbatimi i marrëveshjes në mënyrë të njëanshme!
Po të ishte Kurti në opozitë sot e kishte pështyrë vetën në fytyrë ‘aktivistët’ i kishte shtyrë drejt vdekjes dhe policinë e Kosovës do ta fyente godiste me tulla. Ky as sa Gerry Adams nuk është”, shkruan ai. /Telegrafi/