Norvegjezi Erling Haaland është në pozicion komod për të qenë në gjendje të zgjedhë lëvizjen e tij të ardhshme.
Ylli i Borussia Dortmundit kërkohet nga Manchester City, Real Madrid dhe pothuajse të gjithë të tjerët për momentin, me Barcelonën gjithashtu në garën për nënshkrimin e tij këtë verë që vjen.
Katalunasit do të bëjnë gjithçka që munden për ta bindur 21-vjeçarin që të vijë në Camp Nou dhe ata janë të etur të shmangin arritjen e Haaland dhe Kylian Mbappe në Real Madrid.
Sipas gazetës Marca, Haaland dëshiron të jetë pjesë e historisë së futbollit dhe ai beson se lëvizja e tij e radhës duhet të jetë në një klub që do ta lejojë atë të konkurrojë siç duhet për Topin e Artë.
Topi i Artë thuhet se është bërë një obsesion i tij dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe agjentin të tij, Mino Raiola.
Raiola kyç për të ardhmen e Haalandit
Raiola dhe babai i lojtarit kanë folur me klubet më të mëdha të Evropës tash e një vit, duke vizituar terrene stërvitore, duke pyetur për rolin që do të kishte në secilin prej klubeve dhe duke u përpjekur të mësojnë më shumë për secilin prej projekteve. Deri më tani, prioritet kanë Manchester City dhe Real Madrid.
Disa nga takimet kaluan të pa-raportuara dhe të heshtura, por ajo me Joan Laporta bëri bujë, pasi tifozët e Barcelonës u emocionuan vitin e kaluar kur përfaqësuesit e lojtarit zbarkuan në Kataluni për bisedime.
Haaland dëshiron të jetë një lojtar i rëndësishëm kudo që shkon, por nuk e ka problem të luajë me një emër tjetër të madh në sulm. Ai e di se puna me Mbappe në Real Madrid mund ta ndihmojë atë në ndjekjen e tij për një Top të Artë.
Real Madrid beson se nënshkrimi i tij është i mundur, edhe pse prioriteti i tyre aktual është Mbappe dhe sigurimi që ai të mos rinovohet në Paris Saint-Germain. /Telegrafi/