Telegrafi

Vendi dhe data tashmë të zbuluara – promovuesi i Furyt i zbulon detajet për duelin me Usyk

Mësohet se ndeshja shumë e pritur midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk është riprogramuar për shkurt 2024. Dy kampionët e peshave të rënda ishte planifikuar të përballen më 23 dhjetor, por ndeshja e Furyt me legjendën e UFC-së, Francis Ngannou, muajin e kaluar, bëri që ajo të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Ka pasur frikë se ndryshimi i datës mund të shkatërronte çdo mundësi që tifozët të shihnin dyshen të përballen në ndeshjen që të gjithë dashamirësit e boksit dëshirojnë të shohin. Megjithatë, kjo frikë tani është larguar, me Furyn dhe Usyk që tani janë vendosur të përballen në Arabinë Saudite më 17 shkurt.

Më parë, në tetor, Fury përjetoi një tronditje kundër Ngannou kur u rrëzua në ring nga një goditje e rëndë nga luftëtari i UFC-së në atë që ishte debutimi i këtij të fundit në boks. Ndërsa Ngannou befasoi të gjithë me performancën e tij, Gypsy King iu dha fitorja në një rezultat që la shumë tifozë të irrituar.

Lexo po ashtu Francis Ngannou bën namin në boksin ndërkombëtar: Fiton një vend në elitën e WBC-së

Duke folur pas ndeshjes, promovuesi i Furyt, Frank Warren deklaroi: “Ajo ndeshje (Fury kundër Usyk) ishte nënshkruar dhe ne do ta zhvillonim më 23 dhjetor, por ndryshoi datë”.

“Pasi Tyson nuk mund të hyjë në një kamp pas një ndeshjeje të vështirë si ajo, duke pasur një javë pushim, dhjetori është vetëm pak ditë larg, ai ka nevojë për pak kohë për të marrë formën dhe të shërohet para se të kthehet në kamp. Kështu që do të bëhet vitin e ardhshëm, në fillim të vitit të ardhshëm, mendoj në shkurt”.

“Tyson ka kërkuar që dueli të zhvillohet në Britaninë e Madhe, por që organizatorët janë këmbëngulës që të zhvillohet në Arabinë Sudite dhe tashmë nga atje kemi parë spektakël”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu Ofrohen më shumë fakte se Tyson Fury nuk e meritoi të fitonte ndaj Ngannout - dëshmi janë 23 sekonda

Pritet që koha e shtuar e pushimit do t’i lejojë Fury të shërohet plotësisht nga lufta e tij pak më shumë se dy javë më parë kundër Ngannou. Përkundazi, Usyk luftoi për herë të fundit kundër Daniel Dubois në verë.

Dhe si Fury, edhe Usyk përjetoi një moment frike kundër Dubois, me këtë të fundit që e rrëzoi atë në dysheme në raundin e pestë të ndeshjes së tyre, por gjyqtari e cilësoi atë si një goditje të ulët pasi luftëtari britanik goditi ukrainasin me një goditje të ulët. Më pas Usyk vazhdoi të fitonte ndeshjen me nokaut teknik në raundin e nëntë. /Telegrafi/