Andy Ruiz Jr do të rikthehet në ringun e boksit pas disa kohësh për t’u përballur me Luis Ortiz në fillim të javës së ardhshme (sipas kohës tonë lokale). Ndërsa të dy luftëtarët kanë një shans drejt titullit, ‘The Destroyer’ dhe ‘The Real King Kong’ me shumë mundësi do të largohen me një pagesë të madhe.
Shumat zyrtare të meçit nuk janë zbuluar ende, por sipas fitimeve të mëparshme të dy luftëtarëve, mund të hidhet një vlerësim se sa do të paguhen.
Ruiz, i njohur më mirë si ”Shkatërruesi”, ka qenë larg ringut për 16 muaj, me luftën e tij të fundit kundër Chris Arreola të fituar me pikë. Sipas burimeve, meksikano-amerikani i ka fituar vetes 1 milion euro për atë ndeshje. Që nga ajo kohë, Ruiz ka qëndruar në formë të shkëlqyer, me shpresën për të siguruar një tjetër titull bote në moshën 32-vjeçare.
Nga ana tjetër, Ortiz, i njohur si ‘ The Real King Kong ‘, pati luftën e tij të fundit kundër Charles Martin tetë muaj më parë, ku ai fitoi 1.5 milion dollarë të raportuara, sipas Total Sportal.
Pra, ndërsa sa para do të bëjnë të dy luftëtarët ende nuk është bërë e ditur, është e sigurt të thuhet se Ruiz dhe Ortiz do të largohen të dy me mbi 1 milion dollarë në meçin e tyre.
Pasi të përfshihen përqindjet e pagesës për shikim pas ndeshjes, shumat e tyre zyrtare do të bëhen të ditura.
Kur është ndeshja Andy Ruiz kundër Luis Ortiz?
E caktuar për të dielën, 4 shtator (5 shtator, sipas kohës tonë lokale), lufta në peshën e rëndë midis Andy Ruiz Jr dhe Luis Ortiz do të zhvillohet në “Crypto.com Arena” në Los Angeles, Kaliforni (fillon në ora 05:00 sipas kohës tonë lokale). /Telegrafi/