Dragana Vellkovska nga “Qyteti i Gjelbër Human” në emisionin Klan Debat kushtuar ndotjes së ajrit, u shpreh skeptike në lidhje me padinë e paralajmëruar nga ana e kryetares së Shkupit, Arsovska ndaj ndotësve të ajrit. Edhe pse e gëzon fakti për këtë iniciativë të Danella Arsovskës, Vellkovska shprehet se ka edhe institucione tjera në zinxhirin e përgjegjësive, si prokuroria dhe gjykatat.
“Kështu ajo lëndë ose do të përfundojë si shumë lëndë të tjera pa dënime si ‘lëndë e vjetëruar’ ose do të kemi për herë të parë në historinë e këtij vendi sanksionim të vërtetë të një ndotësi, që shihet se ka mundur të ndërhyjë për ta parandaluar atë që paraqet cënim të shëndetit të njerëzve”, deklaroi Vellkovska.