Është hedhur shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2016/17.
Kësisoj ky short ka hedhur përballë përsëri dy vëllezërit Xhaka, Granitin dhe Taulantin të cilët janë në një grup me skuadrat e tyre.
Arsenali i Granit Xhakës është renditur në Grupin A nga vazo e dytë, ndërsa Baseli i Taulantit nga vazo e tretë.
Përveç Arsenalit dhe Baselit në Grupin A ndodhet edhe PSG nga vazo e parë dhe kampionët e Bullgarisë, Ludogorets.
Kujtojmë që Taulanti dhe Graniti ishin përballë njëri tjetrit edhe në Kampionatin evropian në Grupin A ku njëri ishte tek Zvicra dhe tjetri tek Shqipëria.
Në Evropian Graniti triumfoi përballë Taulantit në një ndeshje të zhvilluar, ndërsa tani mbetet të shihet nëse vëllai i madh do ta fitojë ndonjërin takim. /Telegrafi/