Site icon Telegrafi

Vëllezërit Xhaka bashkohen në Ligën Premier, Taulanti pranë transferimin në Angli

Taulant Xhaka duket se nuk do të kthehet në Basel.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë po kalon pushimet në Londër pranë vëllait të vogël Granitit.

Por edhe Taulanti mund të bëhet pjesë e kampionatit anglez Ligës Premier.

Është skuadra e madhe angleze, West Ham United që po kërkon transferimin e Xhakës në Ishull.

Mediat zvicerane kanë shkruar se West Ham është e gatshme të dalë me një ofertë serioze në drejtim të Baselit për Xhakën, transmeton Telegrafi.

West Ham janë të gatshëm të ofrojnë rreth 10 milionë funte për ta bërë të vetin reprezentuesin shqiptar.

Sigurisht që 25-vjeçari do ta priste mirë një transferim në Londër pasi do të ishte afër vëllait të tij të vogël Granitit.

Mbetet të shihet nëse Basel do të lejoi largimin e Xhakës, për të cilin interesim kanë shfaqur edhe Borussia Dortmund, Valencia dhe Schalke 04. /Telegrafi/

Exit mobile version