Telegrafi

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët “a do transferohesh te Real Madridi?” – francezi i talentuar i lë të shtangur

Kylian Mbappe thuhet se do të jetë lojtar i Real Madridit nga kjo verë. Megjithatë, ishte vëllai më i vogël i tij, Ethan, i cili është vënë para një pyetje të sikletshme.

Kur i riu i PSG-së u ndal për të nënshkruar autografe për tifozët, ata nuk mund të mos pyesnin për transferimin e tij të mundshëm në Spanjë.

Ai u përgjigj me një “Jo” të thjeshtë, kur u pyet nga fansat se a do t’u bashkohej Los Blancos.

Lexo po ashtu “Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

Raportimet e mëparshme sugjeruan se të dy vëllezërit do të shkonin në Madrid këtë verë. Tani duket se Kylian do të jetë Mbappe i vetëm që do të luajë në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi francez do t’i bashkohet bardhezinjve në një transferim të lirë pasi kontrata e tij me PSG skadon në qershor. /Telegrafi/