Site icon Telegrafi

Vëllai i Paul Pogbas kërcënon se do të nxjerrë skandale të mesfushorit të Juventusit dhe Kylian Mbappes

Vëllai i Paul Pogbas, Mathias, është zotuar të zbulojë informacione ‘shpërthyese’ për mesfushorin e Juventusit në një video të çuditshme të postuar në Twitter të shtunën mbrëma.

32-vjeçari, i cili më parë kishte luajtur në futbollin anglez në Wrexham, Crewe dhe Crawley Town, sapo i është bashkuar rrjetit social dhe nuk i është dashur shumë për të ndikuar në platformë.

Ai pretendoi se do të ndajë zbulime për vëllain e tij, duke lënë të kuptohet se kjo mund të bëjë që publiku dhe bashkëlojtarët e ish-yllit të Manchester United të kthehen kundër tij.

Lexo po ashtu Cannavaro kritikon Pogban: Ai mendon më shumë për flokët e tij sesa për futbollin, do të tentojë të tregojë vetën te Juve

“Publiku francez, anglez, italian dhe spanjoll, me fjalë të tjera e gjithë bota, si dhe tifozët e vëllait tim, dhe aq më tepër skuadra franceze dhe Juventusi, bashkëlojtarët e vëllait tim dhe sponsorët e tij meritojnë të dinë disa gjëra”, ka thënë Mathias Pogba.

“Për të marrë një vendim të informuar nëse ai meriton admirimin, respektin dhe dashurinë e publikut”.

“Nëse ai e meriton vendin e tij në ekipin francez dhe nderin për të luajtur në Kupën e Botës. Nëse ai e meriton të jetë titullar në Juventus”.

“Nëse ai është një person i besueshëm, çdo lojtar meriton ta ketë në krah të tij”, ka shtuar më tej ai.

Më pas Pogba e ktheu vëmendjen te agjentja dhe avokatja e vëllait të tij, Rafaela Pimenta.

Pimenta ka marrë përsipër menaxhimin e karrierës së Paul Pogbas pas vdekjes së ish-agjentit të tij Mino Raiola në prill. Megjithatë, Mathias Pogba ka vënë në dyshim aftësinë e saj për të mbajtur këtë pozicion.

Lexo po ashtu Pogba dhe Juventusi vendosin kundër operimit

Ai deklaroi se do t’i bënte të ditur fansave dhe lojtarëve për ‘integritetin e saj, profesionalizmin e saj… besnikërinë e saj’ në mënyrë që ata të mund të përcaktonin nëse ajo ‘e meriton t’i përfaqësojë ata’.

Pogba e përfundoi videon e tij duke iu referuar Kylian Mbappes, duke pretenduar se ai ka ‘gjëra të rëndësishme’ për të thënë për sulmuesin e PSG-së.

“Do t’ju ​​them gjëra shumë të rëndësishme për të dhe do të ketë elementë dhe shumë dëshmi për të konfirmuar fjalët e mia”, ka shtuar Pogba kur ka folur për sulmuesin.

“Gjithçka mund të jetë shpërthyese dhe të bëjë shumë zhurmë”.

Avokatja e Paul Pogbas, Yeo Moriba – e cila është gjithashtu nëna e tij – dhe Pimenta që atëherë i janë përgjigjur kërcënimeve të Mathias.

“Deklaratat e fundit të Mathias Pogba në rrjetet sociale për fat të keq nuk janë surprizë. Ata janë përveç kërcënimeve dhe përpjekjeve të organizuara për zhvatje kundër Paul Pogbas”, thanë ato.

Nuk është ende e qartë se pse Pogba mund të ketë rënë në konflikt me Mbappen. /Telegrafi/

Exit mobile version