Telegrafi

Vëllai i Meritonit refuzon të shfaqet në studio me vëllanë e Ilnisës – nuk pajtohet me lidhjen e tyre?

Në ‘Fan Club’ me Enxhi Nasufin diskutohen ngjarjet që ndodhin brenda Big Brother VIP Albania 3.

E në këtë studio sot (e diel) i pranishëm ka qenë edhe vëllai i gazetares Ilnisa Agolli.

Ishte paraparë po ashtu të vinte edhe vëllai i Meriton Mjekiqit, i cili e surprizoi në spektaklin e kaluar në shtëpi.

Foto: Screenshot/YouTube

Por, duket ta ketë refuzuar për shkak të të ftuarve të tjerë, pasi edhe në shtëpi nuk donte të takonte asnjë tjetër, përveç Meritonit.

Lexo po ashtu Emocione në BBVA: Meritoni surprizohet nga vëllai i tij Rinori

Familja e tij duket se nuk janë dakord për raportin e krijuar mes Meritonit dhe Ilnisës.

Ai edhe kur u pyet nga Ledion Liço nuk është se bëri ndonjë deklaratë.

Pritet të shihet se si do të vijojë marrëdhënia e tyre ditëve në vijim. /Telegrafi/