Telegrafi

Vëllai i Alban Mehës kundër De Biasit dhe Bunjakut (Foto)

Alban Meha u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë duke zgjedhur Kosovën, por mesa duket edhe atje nuk po gjen hapësirën e duhur.

Duke parë këtë situatë, vëllai i mesfushorit Feriz Meha ka shpërthyer në rrjetet sociale duke akuzuar De Biasin dhe Albert Bunjakin për mos aktivizimin e Mehës.

Përmes një postimi në profilin personal të tij, ai postoi foton që shikoni më poshtë, duke shkruar : “S’di çtë them për këta të dy, vetëm “X” meritojnë”.”

Ndoshta ndonjë trajner tjetër do t’i bënte punë Alban Mehës që t’i tregonte aftësitë e tij.