Bartësi i listës së deputetëve në njësine e gjashtë zgjedhore nga koalicioni “OBRM për Maqedoninë”, Zoran Velkovski, sot në një konferencë për shtyp para qendrës së kulturës “Ilo Anteski Smok” në Tetovë, ka folur për ndotjen e ajrit në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mijëra familje në Jegunovcë kanë mbetur pa bukë për shkak të ndotjes, por askush nuk e përmend faktorin kryesor për ndotjen i cili është deponia e egër në hyrje të Tetovës, në afërsi të “Zhito Pollog”, deklaroi Velkovski.
Ai gjithashtu tha se nëse ata e fitojnë pushtetin, do të zbatojnë një numër masash për të trajtuar këtë problem, i cili është një nga arsyet kryesore për paraqitjen e kancerit./Telegrafi/