Site icon Telegrafi

Veljanovski: LSDM-ja dhe Besa po bëjnë manipulime për të marrur deputet nga OBRM-PDUKM-ja

Kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ka marrë pjesë në një intervistë në TV Sitel, ku mes tjerash ka folur edhe për ankesat e fundit nga ana e LSDM-së dhe Lëvizjes Besa në lidhje me parregullsitë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të dielën patëm procesin zgjedhor më të mirë në Maqedoni, që të njëjtat u verifikuan edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe vendore. Mendoj se KSHZ pa nevojë shtyu orarin e zgjidhjes së çështjes me ankesat e dorëzuara nga LSDM-ja dhe Besa, gjë që kontribuon në ngritjen e tensioneve. Sipas mendimit tim, kanë mundur që edhe pas mesnate të dalin me rezultate zyrtare”, the mes tjerash Veljanovski.

Ai tha se me ankesat e dorëzuara nga LSDM-ja dhe Besa, ata mundohen të bëjnë presion shtesë mbi KSHZ-në./Telegrafi/

Exit mobile version