Telegrafi

Veljanoski: Seanca për pyetje të deputetëve të enjten e fundit në qershor

Zyra e Presidentit të Parlamentit, Trajko Veljanoski, ka shprehur habi nga konferenca për shtyp të grupit koordinatorit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski, siç pretendohet, pak ditë më parë u informua se çështja e mbajtjes së një seance për pyetje të deputetëve do të jetë e hapur të hënën, të koordinimit të parë të radhës të Parlamentit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë moment, thonë nga atje, janë plotësuar kushtet për seancën e ardhshme të pyetjeve parlamentare dhe do mbahet të enjten e fundit në qershor.

“Në periudhën e kaluar, seanca për pyetje parlamentare nuk ishte planifikuar për dy arsye – e para, sepse ishin njëqind ditët e fundit të Emil Dimitrievit për zgjedhje si kryeministër, dhe së dyti, për shkak se u shpërbë parlamenti”, thonë nga kabineti i Veljanoskit. /Telegrafi/