Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, në letrën drejtuar presidentit Gjorge Ivanov thekson se asnjëherë nuk ka kërkuar dhe nuk ka se pse të falet. E përsërit se është kundër vendimit të Ivanovit për abolim dhe se çdo politikan duhet të përgjigjet për veprimet dhe vendimet e veta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Zotëri Ivanov, e shfrytëzoj këtë rast duke e dërguar këtë letër deri tek ju, por edhe deri tek opinioni, edhe njëherë të shpreh qëndrimin tim personal se unë asnjëherë nuk kam kërkuar prej jush kurfarë abolimi përs arsyen e thjeshtë se me të vërtetë nuk keni pse të më aboloni. Njëherësh, siç e theksova këtë në kumtesën time deri te opinioni të mërkurën, më 13 prill 2016, në mënyrën më energjike e kundërshtoj vendimin tuaj për abolim, Por, siç thash deri më tani, unë edhe si njeri edhe si deputet, vlerësoj se çdo politikan dhe funksionar, duke e përfshirë edhe Presidentin e shtetit, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe vendimet e veta’, thekson Veljanoski në letrën deri te Ivanov. /Telegrafi/