Telegrafi

Veljanoski në Mbledhjen parlamentare të Evropës Qendrore dhe të Mesme

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski me ftesë të kryetarit të Kuvendit (Sejmit) të Polonisë, Marek Kuhçinjski, sot do të marrë pjesë në Mbledhjen parlamentare të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, e quajtur si ‘Solidariteti dhe sovraniteti’, që po mbahet në Varshavë, Poloni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhje, siç kumtoi Kabineti i Veljanoskit do të marrin pjesë edhe kryetarë të Parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në kuadër të mbledhjes, Veljanoski do të mbajë fjalim me temë: ‘Rilindja e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi rajonal në Evropën Qendrore dhe Lindore’ dhe ‘Kontributi i parlamenteve në bashkëpunim multilateral në Evropën Qendrore dhe Lindore. /Telegrafi/