Telegrafi

Veljanoski fton organizatat ndërkombëtare për mbikqyrje të zgjedhjeve

Pasi i nënshkruajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë ju ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndjekin procesin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë thirrje Veljanoski e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për zgjedhje dhe në Kushtetutën e Maqedonisë.

Kjo ftesë është lëshuar në bazë të nenit 161 dhe 162 të Ligjit për zgjedhje.

Disa nga organizatat e ftuara nga Veljanoski janë: Misioni i OSBE/ODIHR, Christine Mutonen, Parlamenti Evropian, Komisionin Evropian dhe Kuvendin e NATO-s./Telegrafi/