Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në media kanë dalë pamjet kur Veliaj mbërrin në SPAK. Po ashtu, mësohet se Veliaj do të japë deklarime në lidhje me hetimin e regjistruar nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) me urdhër të SPAK i sekuestroi celularin gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.
Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit që lejoi SPAK-un ta kontrollojë dhe sekuestrojë aparatin telefonik celular.
Në të njëjtin vendim Apeli rrëzoi të njëjtat pretendime të ngritura kundër kontrolleve nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj dhe dy kompani, ambientet e të cilave kaluan në filtrin e agjentëve të BKH, raporton A2 CNN. /Telegrafi/