Analisti Blerim Vela ka folur për zhvillimet e fundit që lidhen me njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Vela në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Izraeli ka mbi 100 njohje por një pjesë e madhe e shteteve islame nuk e njohin shtetësinë e Izraelit.
“Vendosja e ambasadës së Kosovës në Izrael, ka rëndësi të madhe për shtetin e Izraelit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Vela i cili ka punuar për shumë vite në lindjen e mesme ka treguar edhe përvojat me zyrtarët e autoriteteve palestineze.
“Është një percepsion nga zyrtarët palestinezë se ne jemi projekt amerikan. Tash raportet e drejtuesve palestinez me Amerikën ndikojnë edhe në percepsionin për Kosovën”.
Analisti thotë se shumica e liderëve palestinez janë të shkolluar në Rusi dhe shteti rus shpesh ka qenë në krah të palestinezëve.
Vela thotë se Kosova pavarësisht se nuk ka pasur njohje nga Izraeli shkëmbimet kanë qenë të mëdha.
“Në vitin 2007 para se PDK t’i fitojë zgjedhjet, Hashim Thaçi ka takuar në Izrael nga presidenti e me radhë”, tha ndër të tjera Blerim Vela./Telegrafi/