Vela: Isha shumë afër Barcelonës, por nuk ishte vendimi vetëm në dorën time
Ylli i Los Angeles FC, Carlos Vela pranoi se ai ishte “me të vërtetë afër” për t’u bashkuar me Barcelonën dimrin e kaluar, duke konfirmuar se gjigantët spanjoll me të vërtetë kishin arritur një marrëveshje huazimi.
Pasi shënoi 14 gola dhe siguroi 13 asistime në sezonin e tij debutues për LAFC, Vela ishte subjekt i interesit nga Barça, i cili kaloi dimrin duke kërkuar të nënshkruajë me një sulmues të ri.
Meksikani u rendit ndër objektivat e përfolur, por një veprim nuk u realizua kurrë pasi Barcelona vendoi ta transferojë Kevin-Prince Boatengun, i cili bëri vetëm katër paraqitje me ekipin, ndërsa Vela kaloi dimrin duke u përgatit për sezonin e tij të dytë në MLS.
Por, Vela pranoi që ishte shumë afër të transferohej te Barcelona dhe nëse do të ishte vendimi vetëm i tij, ai do të ishte bashkuar me Barcelonën për atë periudhë.
“Isha vërtet afër. Ishte muaji i dytë i pushimeve, unë isha duke pirë ‘pina colada’ dhe agjenti im më thirri dhe tha: ‘shiko, Barcelona po të thërret. Ata duan që ju të luani për katër muaj, atëherë ju mund të ktheheni në LA'”.
“Unë i thashë vetëm po, nuk më interesojnë paratë ose asgjë. Unë do të filloj stërvitjen nesër, më jepni dy javë që të jem pak i përshtatshëm”.
“Barcelonës, Real Madridit nuk mund t’i thuash jo….. Nëse do të ishte zgjedhja ime, me siguri, unë do ta pranoja atë”, përfundoi ylli meksikan.
Vela ka vazhduar të dominojë në MLS këtë sezon duke iu afruar gjithnjë e më shumë rekordit të golave për një sezon.
Sulmuesi meksikan ka shënuar tashmë 27 gola dhe 15 asistime këtë sezon, ndërsa rekordi mbahet nga Josef Martinez me 31 gola. /Telegrafi/
El gol que acaba de hacer Carlos Vela
Madre mía.pic.twitter.com/mLcO4uK5vG
— Gabo Guzmán (@GuzmanGasque) August 22, 2019