Telegrafi

Vedat Muriqi zgjidhet lojtari i muajit tetor në Superligën e Turqisë

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejnë te Fenerbahce dhe në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar po tregon formë të lartë qysh në sezonin e tij të parë te skuadra turke.

Reprezentuesi i Kosovës është vlerësuar si lojtari më i dalluar i muajit tetor, duke lënë mbrapa vetës emra shumë të njohur.

Vedat Muriqi (Foto: Fenerbahce SK / Twitter)

25-vjeçari ka mposhtur yjet si, Ryan Babel dhe Radamel Falcao, për ta fituar kështu çmimin modest.

“Lojtari i muajit tetor”, ka shkruar 26-vjeçari në llogarinë zyrtare në Facebook, i lumtur me vlerësimin që i është bërë.

Lexo po ashtu Jo vetëm në futboll, Vedat Muriqi ka talent të madh edhe në basketboll

10 ndeshje, 5 gola dhe një asist – janë statistikat e ‘gladiatorit’ kosovar me Fenerbahcen këtë sezon, duke luajtur në total 900 minuta.

Kujtojmë se Muriqi kaloi në këtë verë te skuadra turke nga rivali i tyre i ligës Rizespor, pas formës së shkëlqyer që kishte treguar në sezonin e kaluar. /Telegrafi/