Telegrafi

Vedat Muriqi vlerësohet lartë për asistimin te goli i fitores te Fenerbahce

Fenerbahce e ka mposhtur Rizepsorin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Turqisë.

Pas vetëm 13 minutash lojë, Feneri kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Deniz Turuc.

Por, pesë minuta më vonë vendasit e barazuan rezultatin me atë të Mohamed Abarhoun (18’).

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat ndërsa në të dytën u shënuan edhe një gol.

Kur po kalonte minutën e 70-të e takimit, Vedat Muriqi e gjeti në mënyrë perfekte Jalisonin që shënoi golin e fitores.

Sulmuesi i Kosovës luajti në këtë takim për më shumë se 90 minuta dhe mori vlerësimin 7.2 për paraqitjen e tij.

Fenerbahce është aktualisht në vendin e katërt me 31 pikë, gjashtë më pak se Sivasspori që është lider. /Telegrafi/