Telegrafi

Vedat Muriqi do të përfitojë dy milionë euro në sezon te Fenerbahce

Vedat Muriqi (Foto: Fenerbahce/Facebook)

Vedat Muriqi e ka kompletuar dje (7 korrik) kalimin nga Rizespor te skuadra tjetër turke, Fenerbahce.

Megjithëse ditë më parë kishte deklaruar se do ta respektonte kontratën me Rizesporin, futbollisti i Kosovës e kompletoi kalimin te rivali i tyre.

Lexo po ashtu Zyrtare: Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahces

Për ta kompletuar transferimin e yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Fenerbahce i ka paguar Rizesporit gjashtë milionë euro, mirëpo në marrëveshjen e arritur, pagesa do të kryhet për katër vitet e ardhshme me nga 1.5 milion euro plus katër lojtarë (për çdo sezon nga një).

Agjenti i Vedatit, Haluk Canatar, ka bërë të ditur se paga e sulmuesit shqiptar te skuadra turke do të jetë dy milionë euro në sezon.

Futbollisti nga Kosova në sezonin e kaluar ka shënuar 17 gola për Rizesporin, ndërsa në këtë verë e kompletoi kalimin te Fenerbahce. /Telegrafi/