Telegrafi

Vedat Muriqi shënon gol të bukur ndaj Besiktasit  

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin në sfidën ndaj Besiktasit.

Muriqi ka vazhduar me formë të lartë dhe gola të shënuara te skuadra turke, Rizepor.

Ylli i Kosovës një të tillë e ka gjetur edhe në ndeshjen që po zhvillohet në mes të skuadrës së tyre dhe Besiktasit.

Muriqi ka shënuar golin e ngushtimit të epërsisë 1-2.

Goli i prizrenasit erdhi në minutën e 42-të pas një aksioni të mirë të vendasve. /Telegrafi/

https://twitter.com/GOLAZOOOxSports/status/1115310229103816709