Telegrafi

Vedat Muriqi shënon gol në minutat shtesë ndaj Gaziantepit, por ndëshkohet edhe me të kuq

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me gola dhe paraqitje të mira me klubin turk, Fenerbahcen.

Fenerbahce ka arritur të fitojë me vështirësi 0-2 ndaj Gaziantepit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Turqisë.

Njëri nga më meritorët në këtë fitore të klubit turk padyshim se ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit

Muriqi bëri një paraqitje të mirë duke u vulosur edhe me një gol në minutat shtesë të ndeshjes.

Sulmuesi prizrenas shënoi një gol të bukur me një goditje të fortë brenda zonës për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Megjithatë, Muriqi ishte pafat pas golit, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë apo të kuqin pas një topi të larguar në tentim për të vonuar ndeshjen.

Me golin ndaj Gaziantepit, ylli i Kosovës arrin në kuotën e 11 golave në kampionat, ndërsa ka edhe katër asistime.

Vlen të theksohet se . /Telegrafi/