Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar golin e fitores 2-1 të Fenerbahcen ndaj Ankaragucu në Superligën e Turqisë.
Muriqi ka vazhduar me formën e mirë edhe pas pushimit ndërkombëtar, ku shkëlqeu me Kosovën.
Sulmuesi shtatlartë ka gjetur golin në ndeshjen e javës së pestë të Superligës së Turqisë ndaj Ankaragucut.
Prizrenasi u tregua vendimtar duke shënuar në minutën e 73-të për epërsinë 2-1 të skuadrës së tij.
GGOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLLLLL! GOOOOOOOOOOOOOOOOLLLL! VEDAAAAATTT MURIQIIIIII! pic.twitter.com/8w8ryKlJ6T
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 21, 2019
Goli i Muriqit erdhi pas një hapje të mirë në zonë dhe asistimit të Max Kruse, teksa edhe vendimtar për fitoren 2-1 të klubit të tij.
Ky ishte goli i tretë i 24-vjeçarit në Superligën e Turqisë, ndërsa ka shënuar edhe në Kupë. /Telegrafi/
Vedat Muriqi’nin durumu 2-1’e getiren güzel golü! #FenerinMaçıVar https://t.co/MAlB0cMimu
— FenerMedia (@FenerbahceMedia) September 21, 2019