Telegrafi

Vedat Muriqi mahnit Tottenhamin, anglezët mund të tentojnë transferimin e tij në janar

Tottenham Hotspur thuhet se ka mbetur i befasuar nga paraqitja e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi në ndeshjen eliminatore ndaj Anglisë.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 5-3 nga Anglia në St Mary’s në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Golat për ekipin e Bernard Challandes u shënuan nga Valon Berisha (1′, 49′) dhe Vedat Muriqi (55′).

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Angli 5-3 Kosovë: Berisha dhe Muriqi më të mirët, mbrojtja nuk ishte në ditën e vet

Paraqitja e sulmuesit prizrenas, Muriqi, i cili asistoi edhe tek dy golat e Berishës nuk e la pa u vrenjt nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas mediumit turk Sabah, Tottenhami e ka ndjekur nga afër paraqitjet e shtatlartit dhe ka mbetur i befasuar me rendimentin e tij.

Lexo po ashtu Muriqi: Humbëm, por Anglisë ia treguam cilësitë tona

Ky medium shton se klubi londinez mund të tentojë transferimin e sulmuesit të Fenerbahces gjatë afatit kalimtar të janarit.

Përveç klubit turk, interesim për Muriqin kanë shprehur edhe skuadrat italiane Napoli, Fiorentina dhe Lazio. /Telegrafi/