Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi kalon në epërsi Fenerbahcen me një gol të bukur me kokë

Fenerbahce ka kaluar në epërsi ndaj Yeni Malatyaspor në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Turqisë.

Ishte Vedat Muriqi, ai që realizoi për vendasit në minutën e 70-të.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës u gjet mjaftë mirë në zonë nga Hasan Ali Kaldirim, duke shënuar me kokë.

Ky ishte goli i 15-të për Muriqin deri më tani në këtë edicion për Fenerbahcen. /Telegrafi/

https://twitter.com/canligol_tv/status/1276924552661123074

 

Exit mobile version