Telegrafi

Vedat Muriqi flet rreth interesimit të gjigantëve turk: Kjo po më motivon më tepër

Vedat Muriqi është në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha turke.

Reprezentuesi i Kosovës, së fundi ka zgjuar interesimin e gjigantit Besiktas, pas Galatasarayt dhe Fenerbahçes.

Ai ka folur për mediat turke rreth këtyre interesimeve duke thënë se kjo po e motivon edhe më tepër në karrierë.

“Jemi lojtar profesionist. Këto shkrime nuk do të ndikojnë tek ne. Megjithatë këto shkrime të them të drejtën i motivojnë edhe më shumë lojtarët pasi që ëndrra e çdo lojtari është të luajë në klubet e mëdha. Kjo i shton vetëbesimin e lojtarëve, por nuk ndikohemi në vendimet tona”, tha Muriqi.

Prizrenasi më tutje ka deklaruar se gjithçka rreth karrierës do të vendoset pas nisjes së afatit kalimtar të verës.

Shtatgjati gjithashtu ka deklaruar se objektivi kryesor tashmë i ekipit është pjesëmarrja në ndonjë garë evropiane në sezonin e ardhshëm gjersa ka kontratë me klubin deri në vitin 2020.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi arrin marrëveshje personale me Fenerbahcen

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani në këtë sezon ka shënuar 12 gola në Superligën e Turqisë, duke dhënë edhe shtatë asistime në 27 ndeshje. /Telegrafi/