Klubi turk, Fenerbahce thuhet se ka marrë një përgjigje negative nga RB Leipzig për sulmuesin Alexander Sorloth dhe tashmë është përqendruar maksimalisht te ish-ylli i saj, Vedat Muriqi, i cili mund të rikthehet në Stamboll nga Lazio.
Muriqi u transferua në Lazio në fillim të sezonit të kaluar me një tarifë transferimi prej 17.5 milionë euro, por pa arritur të gjej formën e tij më të mirë.
Sulmuesi prizrenas ka udhëtuar ditëve të fundit në Stamboll, por tha se kishte ardhur në Turqi për pushime gjatë pushimit 3-ditor të dhënë nga ekipi italian.
Megjithatë, sipas mediave turke, sulmuesi 27-vjeçar, i cili erdhi në Stamboll me familjen e tij, kishte një takim sekret me menaxherët e Fenerbahce.
Gjithashtu pretendohet se edhe Presidenti Ali Koç ishte ulur në tryezën e bisedimeve me administratorët e Lazios, përcjell Telegrafi.
Përveç kësaj, mediat turke kanë zbuluar edhe formulën e transferimit të Muriqit dhe pagën vjetore të yllit të Kosovës.
Son dakika spor haberi: Vedat Muriqi Fenerbahçe'ye! İşte sözleşme detayları https://t.co/mO9AP6J9BZ
— merih ülkü berghan (@merihlkberghan) July 30, 2021
Muriqi thuhet se do të kalojë të Fenerbahce si huazim me mundësi blerje, teksa do të fitojë 2.5 milionë euro në vit plus bonuse.
Ndryshe, prizrenasi, i cili luajti 36 ndeshje zyrtare në sezonin 2019-20 me klubin turk dha një kontribut të drejtpërdrejtë në 24 gola, duke shënuar 17 herë dhe asistuar 7 herë. /Telegrafi/
Vedat Muriqi Fenerbahçe'ye dönüyor!
▪️Fenerbahçe Başkanı Ali Koç, Lazio ile anlaşmak
üzere…▪️İmzalar için geri sayım başladı. Sarı-lacivertliler, 27 yaşındaki santrforu 1 yıllık kiralama konusunda mutlu sona çok yaklaştı.
🔗https://t.co/tRr9wpkroz pic.twitter.com/vi3dzq5i1Q
— TGRT Haber Spor (@tgrthaberspor) July 30, 2021