Vedat Ademi është takuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Këngëtari nuk ka hezituar ta bëjë edhe një fotografi të përbashkët me 28-vjeçaren.
“Ne dhe Bebe Rexha”, ka shkruar në përshkrimin e fotografisë këngëtari i lindur në Mitrovicë.
Pjesë e fotografisë është edhe djali i madh i tij, JonArt.
Javë më parë, Vedati dhe bashkëshortja e tij, Dorela, u bënë prindër edhe të një djali.
Ndryshe, këngëtari dhe bashkëshortja e tij Dorela janë zhvendosur prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe së bashku kanë edhe një tjetër djalë më të madh, të quajtur Jonart.
Nga viti i kaluar, çifti është vendosur në Brooklyn të New Yourkut.
Dhe pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vedati ka pasur rastin të takohet me Bebe Rexhën. /Telegrafi/