Site icon Telegrafi

Vedat Ademi publikon një fotografi të ëmbël me djalin dymuajsh (Foto)

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Vedat Ademi tash e sa kohë është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai jeton atje së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, ndërsa është mjaft aktiv edhe me muzikë.

Në rrjetet sociale, këngëtarin e gjejmë më rrallë, por në raste të caktuara edhe publikon ndonjë fotografi nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një imazh shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaqet së bashku me vogëlushin e tij, Ern Nik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai u bë baba për herë të dytë para dy muajsh, teksa duket mjaft i buzëqeshur pranë më të voglit të tij,.

Ndryshe, Vedati ka edhe një djalë tjetër më të madh, të quajtur Jonart. /Telegrafi/

Exit mobile version