Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Vedat Ademi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Sa m’ke mungu” titullohet kënga e tij e re, e cila është me ritme verore.
Muzika është realizuar nga Gent Myftaraj, gjersa vargjet e tekstit i janë besuar tekstshkruesit Endrit Mumajesi.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft veror, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdet.
Ana vizuale i është besuar produksionit Pro…Video në Prishtinë.
Vedat Ademi përndryshe është mjaft i angazhuar në muzikë me prurje dhe koncerte të shumta, teksa tash e sa vite bën një jetë mes Shqipërisë dhe ShBA-së. /Telegrafi/