Telegrafi

Vedat Ademi publikon këngën e re “Edhe një herë” në bashkëpunim me Redina Trieshi

Foto: Vedat Ademi/Instagram

Pas një pauze të shkurtër, këngëtari i mirënjohur, Vedat Ademi, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Kënga e re mban titullin “Edhe një herë” dhe erdhi në bashkëpunim me këngëtaren e re, Redina Trieshi.

Projekti erdhi i vizualizuar edhe me një klip unik, ku të dy këngëtaret u paraqiten në formë të mirë dhe të veçantë në stilin e tyre.

Kënga u punua nga Gent Myftaraj, me tekst nga Redina Trieshi, ndërsa videoklipi u realizua nga Pro Video.

Kujtojmë që ky projekt i Vedat Ademit, vjen pasi atij “Do vij” që u publikua gjatë muajve të verës dhe u prit mirë nga adhuruesit e këngëtarit.

Teksa, Redina numëron disa këngë të suksesshme. Projekti i saj i fundit mban titullin “Sillna” dhe ka mbi 680 mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/