Këngëtari i njohur, Vedat Ademi, është tejet unik në interpretimin e këngëve të tij.
Shumë prej hiteve të tij të realizuara vite më parë, vazhdojnë të dëgjohen në të njëjtin ritëm edhe ditët e sotme.
Artisti shqiptar tash e një kohë po qëndron jashtë shtetit, por kjo nuk i kufizon atij të sjell të reja në tregun shqiptar.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Ademi ka bërë të ditur se është duke përgatitur diçka speciale.
“Kur jeta të jep emocione të forta, mendja, trupi dhe zëri bashkëlidhen më së miri. Së shpejti dhe ju do ta kuptoni”, ka shkruar ai në përshkrim.
“Je Ajo” titullohet projekti i tij i fundit, i cili u realizua rreth gjashtë muaj më parë. /Telegrafi/