Telegrafi

Vedat Ademi paralajmëron bashkëpunimin me Ergita Bahja

Këngëtari i mirënjohur, Vedat Ademi po sjell një projekt të ri muzikor.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, artisti shqiptar ka zbuluar se është drejt finalizimit të një bashkëpunimi me Ergita Bahja.

Ai ka postuar një video të shkurtër të shkëputur nga videoklipi, e i cili pritet të publikohet këtë të premte.

Foto: Vedat Ademi/Instagram

“Pa frymë deri në publikimin e kësaj kënge plot dashuri”, shkruan këngëtari në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që ku bashkëpunimi i Vedati vjen disa muaj pas këngës së tij të fundit me titullin “Asaj”.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtari që njihet për hite të shumta. /Telegrafi/