Këngëtari i njohur, Vedat Ademi, ka publikuar projektin e ri të tij.
“Zemrën time ke” titullohet projekti më i ri nga këngëtari shqiptar.
Muzika është punuar nga Ednrit Shani, ndërkaq teksti nga J. Gashi.
Videoklipi është realizuar nga Agron Jashari në regji.
Ky projekt e rikthen fuqishëm në skenë Vedat Ademin për këtë verë.
Këngëtari njihet për hitet e tij si “Emrin Tim” etj.
Ai kohëve të fundit është shfaqur me figurë tjetër, pasi humbi shumë peshë. /Telegrafi/